
empire hotel albania
mire se erdhet ne
empire hotel
I pozicionuar në një nga mjediset më të bukura për pushuesit në rajonin e Durrësit, Empire Hotel është një destinacion i jashtëzakonshëm që ofron mikpritje në një atmosferë elegance sa moderne po ashtu klasike e stilit barok. Empire Hotel posedon plazhin e tij privat dhe ofron mundësi të panumërta për ata që duan të provojnë një eksperiencë unike me të gjitha ngjyrat e natyrës.
Ne në Hotel Empire, jemi të përkushtuar që të ofrojmë një eksperiencë të jashtëzakonshme të shoqëruar me shërbimin më të mirë duke krijuar gjithashtu momente dhe kujtime unike për mysafirët tanë nga e gjithë bota.
Durrës, Shqipëri


opsioni i mëngjesit
Ka shumë veçori që mund ta bëjnë hotelin tonë të jashtëzakonshëm, nga vendndodhja jonë dhe një dizajn mahnitës deri tek shërbimi i klasit të parë, por ne në Empire jemi krenarë dhe nuk ka asnjë argument, që një nga vlerat më të mëdha që i jep hotelit tonë një faktor wow është ai, vakti i parë në mëngjes, që përfaqëson një kënaqësi të gastronomisë joshëse.
Shfrytëzojmë gjithmonë rastin për të prezantuar një mëngjes delicioz, duke përfshirë sallata shumëngjyrëshe, specialitete me vezë, djathëra, lloje të ndryshme të proshutërave, fruta të freskëta etj.
DHOMAT
Hyni në çdo dhomë të mysafirëve në Hotel Empire dhe do të gjeni një hapësirë e cila do t’ju impresonojë cdo moment.
Dhe kur të akomodoheni në ambjentet tona, prisni të merrni një trajtim mirëseardhje, veçanërisht për të llastuar vizitorët me luksin e përsosur. Dekoret dhe mobiljet tona të veçanta janë krijuar me përpikëri me punë me dorë. Duke harmonizuar midis modeleve klasike bashkëkohore dhe atyre barok, ne ju ofrojmë një mundësi të jashtëzakonshme për një histori unike të një destinacioni luksoz.


Sjellim klasin në kuzhinë.
Add Your Heading Text Here
Hotel Empire prezanton një koncept të ri dhe inovativ të ushqimit, ku kultura gastronomike mesdhetare integron shijet shqiptare, nga bufetë dhe gatimet A la Carte e deri te darkat romantike në plazh.
Hapur për: Mengjes dreke darke
Menuja Buffet & à la carte
Add Your Heading Text Here
pishine
Pishina në katin e gjashtë të Hotel Empire është një vend i krijuar të përzihet me arkitekturën e mrekullueshme të hotelit në stilin barok. Edhe pse jeni një frymë larg plazhit tonë të bukur privat, pishina jonë do të jetë gjithmonë vendi ku mund të filloni ose të përfundoni ditën tuaj. Sidomos pas një dite të gjatë udhëtimi ose vizite në ndonjë vend turistik, ky vend do t’ju relaksojë menjëherë kombinuar me pamjen e bukur nga deti Adriatik.
plazh privat
Plazhi ynë i bukur privat ndodhet 150 m larg hotelit.Nëse ju mbyllni sytë dhe dëgjoni valët e mrekullueshme të detit Adriatik që ledhatojnë rërën ose ndjeni flladin e butë, ju garantohet një kohë relaksimi në këtë vend joshës. Shezlongët me ngjyrë terrakote dhe cadra dielli prej kashte të gjitha kontribuojnë në relaksimn tuaj.
Add Your Heading Text Here
dhoma familjare
restoranti
pishine
wifi falas
Zonë plazhi privat
bar
kënaquni...
Hidhini një sy galerisë tonë. Shikoni më shumë rreth dizajnit tonë të brendshëm dhe të jashtëm. Ejani dhe shijoni pamjen nga hoteli ynë, me miqtë ose me familjen tuaj.




ÇFARË
MYSAFIRËT
THONE
